Kashar, ish-kryekomunaret kerkojne gjykimin e shkurtuar
Tirane - Abuzimet me pronat e Kasharit, dy prej ish kryekomunareve kerkojne gjykimin e tyre te shkurtuar. Dje, gjate procesit gjyqesor ne ngarkim te 10 te pandehurve, eshte zhvilluar edhe me kerkesat paraprake te tyre. Alfred Sulaj dhe Faik Fejzo i kane kerkuar trupit gjykues gjykimin e tyre te shkurtuar, ashtu edhe sic jane aktet e paraqitura nga prokuroria. Ndersa avokatet mbrojtes te tyre kane shtuar se ata nuk e pranojne akuzen e ngritur. Te njejten kerkese e kane bere edhe te pandehurit e tjere, Bardhyl Kamberi, Ismal Sherra, Islam Sula, Shefqet Alikaj, si dhe Xhevahir Hyka. Ndersa tre te pandehurit e tjere midis tyre dhe nje nga ish-kryetaret Naim Karaj, si dhe te pandehurit Ruhi Vasili dhe Ismail Bakalli kane kerkuar gjykates vecimin e ceshtjes dhe gjykimit te saj normal. Nga ana tjeter, mbrojtja e te pandehurit Ruhi Vasili i ka bere nje tjeter kerkese trupit gjykues, te kryesuar nga ana e gjyqtarit Sokol Tona. Ne kete kerkese, avokati i kerkonte gjykates revokimin e mases se sigurise "arrest me burg" te klientit te tij pasi ishte i semure me kancer ne lekure dhe me ceroze ne melci. Nga ana tjeter, mbrojtja ka sqaruar se i klienti i tij ndodhej ne gjendje te rende ne Spitalin e Burgut. Kjo, sipas mbrojtjes, ka ardhur edhe si pasoje e evoluimit te semundjes nga izolimi i tij per nje kohe te gjate. Pas degjimit te pretendimeve te mbrojtjes, akuza i ka bere me dije gjykates se nuk kishte asnje kundershtim per sa i perket gjykimit te shkurtuar, ndersa do te shprehej me vone ne lidhje me revokimin e mases se sigurise per te pandehurin Vasili, pasi nuk ishte ne dijeni nese do te ishte ky trup gjykues qe do ta shqyrtonte kerkesen apo ndonje tjeter. Ne vendimin e saj, gjykata ka rrezuar kerkesen e mbrojtjes per revokimin e mases se sigurise.