E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqi ende pa skuadër

Sulmuesi kosovar Njazi Kuqi ende është pa skuadër. Kuqit në fund të edicionit të kaluar i përfundoi kontrata me klubin gjerman Koblenz dhe nga atëherë është pa angazhman. Ai muajin e kaluar u provua në skuadrën uellsiane Swansea City, ku luan edhe vëllai i tij, Shefki Kuqi, por nuk iu ofrua kontratë. "Jam në kontakt me disa klube në Gjermani, Austri e Angli, por konkrete nuk ka asgjë. Menaxheri më ka thënë se duhet të pres derisa në ligat evropiane të zhvillohen disa xhiro e më pas do të vendosim për skuadrën e re", ka thënë 27-vjeçari Kuqi. Ai më herët ishte ftuar edhe në përfaqësuesen e Finlandës. Ka shënuar tre gola në tri paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›