Në pyjet e Istogut zjarri përfshin tre hektarë

Istog, 17 gusht - Në pyjet e Istogut të hënën pasdite është shkaktuar zjarri i parë i sivjetmë, ndërsa mendohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e faktorit njeri. Udhëheqësi i Sektorit të Pylltarisë në DBPH-së në Istog, Daut Kabashi ka pohuar të martën se zjarri është shkaktuar në vendin e qujtur Buavicë, ndërsa për lokalizimin e tij është dashur të organizohen edhe punëtorë të Brigadës së Zjarrfikësve të Istogut.
Sipas tij, ky zjarr ka qenë i ulët, ndërsa edhe dëmet kanë qenë të vogla, duke mos u
dëmtuar më shumë se tre hektarë pyje. Ai u ka bërë thirrje bjeshkatarëve dhe vizitorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë, në mënyrë që të mos shkaktojnë zjarre, sidomos në këto ditë vere, kur temperaturat janë të larta.
Ndërkaq, Haki Belaj, zyrtar në Brigadën e Zjarrfikësve ka pohuar se sivjet nuk ka
pasur probleme me zjarre. " Deri më tash fatmirësisht nuk kemi pasur probleme me
zjarre , as në bjeshkë dhe as në fushë", ka theksuar ai, duke shtuar se Brigada e Zjarrfikësve është në gjendje gatishmërie dhe shumë e profesionalizuar për shuarjen e zjarreve të mundshme.