Arrestohet për keqtrajtim seksual të së miturës

Argjend Limani i lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, me banim aktual në Cërnicë të Gjilanit, është arrestuar nga policia e Gjilanit nën dyshimin se ka kryer veprën penale”keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Prokurori kujdestar Shaban Spahiu duke u bazuar në kallëzimin penal të policisë ka ndaluar për 48 orë në qendrën e paraburgimit në Gjilan, Limanin.
Në bazë të shënimeve që ka poseduar data baza e policisë shihet se Argjend Limani ka qenë i dyshuar apo i ndjekur penalisht për 16 vepra të ndryshme penale”, raporton rajonipress.
Limani u arrestua sepse ekziston dyshimi i bazuar se tani e dy vite në vazhdimësi e ka shfrytëzuar keqpërdorur seksualisht vajzën e mitur, e cila është afërme e të dyshuarit.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi, i ka caktuar Limanit masën e paraburgimit prej një muaji./Indeksonline/