E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel

Gazetarja e Top Chanel  Arta Berisha dhe kameramani Lorik Bajrami, ekipi kosovar i Top Chanel të cilët kishin shkuar për të përcjellur procesin e votomit në Lac, janë sulmuar nga një grup njerëzish.

Gazetarja Berisha raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte.

Sipas Berishës shkak për këtë sulm është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po.

Ky moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kameran.

Gazetarja Berisha dhe operatori Bajrami shkuan ne komisariatin e policisë ku bënë edhe një kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa Top Channel i bën thirrje Policisë së Shtetit që të gjejë përgjegjësit e këtij akti dhe të reagojë për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias.Aktualisht policia i ka identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›