Mungon avokati, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit
SHKODËR- Shtyhet për të 7-herë seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe Elidon Harizaj në Gjykatën e Apelit Shkodër. I parashikuar të zhvillohej rreth mesditës së sotme gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe Elidon Harizajt të cilët akuzohen për "Armëmbajtje pa leje" ka zgjatur vetëm disa minuta, ndërsa seanca e radhës është lënë për më 16 Maj. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.
Emiliano Shullazi dhe Edison Harizaj janë arrestuar një vit më parë në kryqëzimin e Shëngjinit, në Lezhë me akuzën për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë, ndërsa është dënuar për trafik droge. Për shkak edhe të këtyre precedentëve, pritet që gjykata të japë dënimin maksimal të përcaktuar për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.
(e.m/BalkanWeb)