E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për mitmarrje shefi i Policisë së Korçës

Drejtoria e Policisë së Korçës

Nikolin Thana, presion biznesmenit për para. Kapen dhe tre të tjerë.

Arrestohet me 100 mijë lekë në duar kryekomisari i Korçës, Nikolin Thana. Shefi i Komisariatit të Policisë i kishte kërkuar një biznesmeni “taksë” prej 200 mijë lekësh për ta lejuar të vazhdonte aktivitetin, por kjo ishte hera e fundit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me seksionin e Task-Force të Prokurorisë së rrethit Korçë, prangosën dje në kushtet e flagrancës kryekomisarin Nikolin Thana, duke marrë si mitmarrje shumën prej 100 mijë lekësh. Nga burime të gazetës mësohet se Thana ndodhej në ambientet e një hoteli në qendër të Korçës, në prani dhe të personave të tjerë, kur u ndalua nga SHKB-ja.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›