E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për parakalimin e plagos me shkopin e bejsbollit

DURRES – E parakalon me makinë, i thyen shkopin e bejsbollit në kokë. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e Sukthit, ku sipas Policisë, protagonistë janë shtetasit Fatmir Bylyshaj, 31 vjeç, banues në Fermë Sukth, Durrës, i dënuar më parë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasoja” dhe Xh. L., 46 vjeç, banues në Vadardhë Fermë, Sukth. Policia raporton se të dy personat kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën rrugë, ndërsa janë konfliktuar për motive të dobëta, konkretisht për një parakalim. Konflikti ka nisur në një rrugë dytësore, ku fillimisht palët kanë debatuar dhe kanë lëshuar lumë të sharash ndaj njëri-tjetrit pa dalë nga mjeti. Më pas 31-vjeçari e ka ndjekur nga mbrapa dhe, në momentin që shoferi tjetër ka zbritur për të pirë kafe në një nga lokalet e zonës, e ka goditur disa herë në kokë me një shkop bejsbolli, derisa ky i fundit është thyer. Dëshmitarët i kanë shkuar në ndihmë të plagosurit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë autorin.                                        l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›