Arrestohet për sjellje të pahijshme

Reese Witherspoon ka pasur probleme me drejtësinë në Gjeorgji, sepse është akuzuar për sjellje të pahijshme. Kjo gjë ndodhi të premten, por është bërë e ditur vetem sot. Sipas raportimeve nga policia, makina që po i jepte bashkëshorti i saj Jim Toth, po kalonte në një rrugë qendrore në Atlanta, kur filloi të humbte drejtim duke ecur sa nga një korsi në tjetrën.
Një patrullë ndaloi Suv, në të cilen ndodhej dhe Witherspoon. Ndërsa një polic po testonte burrin e saj për alkool aktorja zbriti nga makina dhe filloi t'i bërtiste policisë, për të ndaluar proven që po i bënin të shoqit, duke përdorur dhe fjalin klasike të yjeve :"Ju nuk e dini kush jam unë".
Pas disa momenteve ajo u arrestua dhe u lirua pas disa oresh. Ndersa Jim Toth u akuzua se po ngiste makinen në gjendje të dehur. Aktorja me pas, në një deklarate zyrtare kerkoi ndjesë dhe rrëfeu se e kishte tepruar me alkoolin./Indeksonline/