E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici, vodhi tubat e vaditjes

 Një punonjës policie është prangosur nga kolegët e tij për vjedhje. Flori Sulaj, 52 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist për hetimin e krimit në Mallakastër u arrestua në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të policisë Mallakastër në bashkëpunim me SHKB.

Sulaj u prangos mbrëmjen e djeshme në rrugën Tepelenë Ballsh, në vendi e quajtur Repet e Geshicës, teksa transportonte me kamion, së bashku me një person tjetër, tuba hekuri të vjedhura nga linja e tubacionit vaditës në rezervuarin e fshatit Luar.

Policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin e Sulajt, Sokrat Coadari, 33 vjeç. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›