E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e fundit e Kadri Hazbiut kur i komunikuan se do te ekzekutohej me pushkatim

Botohen per here te pare dokumentet sekrete te gjyqit te shekullit ne te cilin u viktimizuan arkitektet e Sigurimit te Shtetit komunist. Cilat ishin replikat e fundit te Kadri Hazbiut qe qendronte ne kembe para Aranit eles me 6 brinje te thyera

Hyrje

Kadri Hazbiu i ulur ne banken e te akuzuarve si armik i partise dhe i popullit kishte hapur mbi tavoline disa flete te bardha dhe degjonte me vemendje deshmitaret e ndryshem qe te detyruar deshmonin dhe sillnin histori dhe ngjarje qe vertetonin se ai qenka agjent i disa agjenturave. Duke bere durim ai here pas here ulte koken mbi shkresa dhe shenonte ndonje rresht a fjali. Pas shume oresh durimi dhe nderhyrjeje pa leje kur nuk mbante situata per thenie deri jashte logjike ai me se fundi mori fjalen per te denoncuar dhe rrezuar te gjitha pretendimet e deshmitareve. Ishin ore te tera plot ankth dhe tension qe po kalonin anetaret e trupit gjykues te Gjykates se Larte te kryesuar nga vete kryetari Aranit Cela ndersa degjonin te fliste Kadri Hazbiu. Ai me ze te larte duke pasur nje memorie te jashtezakonshme u paraqiste atyre fakt pas fakti dhe argument pas argumenti deri sa arrinte te permbyste gjithcka qe ishte thene kunder tij. Madje ai arriti te denonconte dhe skenaristet e atyre deshmive. Gjithcka rreth asaj ngjarjeje te ndodhur ne prillin e vitit 1983 ku ne nje dhome te vogel te ambienteve te burgut 313 zhvillohej gjyqi me historik i epokes komuniste ne te cilin po kryqezoheshin figurat historike dhe veteranet e Ministrise se Puneve te Brendshme mesohet sot pas me se 30 vjetesh. Kjo behet e mundur ndersa zbardhet ditari personal dhe teper sekret i mbajtur nga Gani Kodra i cili ishte njeri prej kolegeve dhe shokeve me te afert te Kadri Hazbiut i cili ishte ulur po ashtu ne ate banken e te akuzuarve madje me te njejten akuze si te Kadriut. Menjehere pas daljes nga burgu ne vitin 1990 Kodra mendoi si te vetmin ngushellim per vuajtjet qe kishte kaluar qe prej momentit te arrestimit ne fillimin e vitit 1982 ti hidhte ato hollesisht ne leter duke krijuar ditarin e plote te tij. Lexuesi i standard do te mesoje sot se si u mbrojt Kadriu para akuzave te servirura nga hetuesia dhe denoncimi qe ai i beri udheheqjes se larte politike te shtetit te atehershem. Cilat ishin faktet dhe analizat e Kadriut qe tronditen trupin gjykues dhe kuraja e tij per te thene te vertetat pa dorashka.

Kadriut nuk iu dhane dosjet me urdhrat qe i ishin dhene nga udheheqja

Duhet thene se Kadriu qe ne fillim te hetuesise kishte kerkuar me insistim te gjitha materialet qe permbanin udhezime te leshuara per probleme agjenturore te cilat ishin urdhra te dhena nga udheheqja e larte e partise dhe mjaft dokumente te tjere qe ndodheshin ne arkivin e Ministrise se Puneve te Brendshme. Keto i donte me qellim qe te hidhte poshte me fakte te gjitha akuzat qe beheshin ne drejtim te tij. Nje nder ato akuza ishte sikur ai kishte dhene urdhra e udhezime ku sipas tyre ishin ne kundershtim me vijen e partise dhe te Byrose Politike. Por cuditerisht dhe ne menyre shume abuzive megjithese Kadriu vazhdonte te akuzohej per urdhra qe binin ndesh me vijen politike te partise asnjehere nuk ia dhane dosjen qe kerkonte per te argumentuar mbrojtjen. Me gjithe insistimin e tij jo vetem ne hetuesi por edhe para trupit gjykues per ti pasur ato dokumente ata asnjehere nuk ia dhane duke nxjerre pretekste te ndryshme.

Prezantimi i Kadriut

Perpara se te pershkruaj hedhjen poshte nga Kadriu te deponimeve te bera nga Mihallaq Zicishti dua te flas me hollesi per karakteristikat dhe qendrimin e tij te zgjuar burreror dhe shume dinjitoz ne paraqitjen e rrezimit te cdo akuze qe i behej.

Ai ishte njeri shume i zgjuar. Kishte nje memorie te cuditshme aq sa ishte ne gjendje te mbante mend qofte nje udhezim qarkore apo cdo gje tjeter qe mund te kishte dale gjate te gjitha viteve sa do larg qe te kishte ndodhur. Mbante mend cdo udhezim madje qe te vitit 1947. Ishin keto cilesi qe detyruan trupin gjykues gjate atij procesi per ta nxjerre ate jashte salles per dy here me radhe dhe gjyqi te vazhdonte pa pranine e tij.

Hazbiu fliste pasi ishte torturuar

Kadri Hazbiu ishte torturuar ne menyren me cnjerezore nga hetuesia me ne krye Hekuran Isain. E them kete se ai ishte njeriu me i derrmuar nga te gjithe ne dhe kjo shihej kur iu pergjigj pyetjeve ne banken e te akuzuarve. Ai me zor qendronte. Mbeshtetej sa ne nje krah ne tjetrin. Ai ishte me disa brinje te thyera nga torturat e megjithate nuk e dha veten per asnje cast. Nuk u ankua asnjehere dhe nuk kerkoi asgje. Me gjithe gjendjen e tij te rende qe ne e shikonim ai asnjehere nuk e humbi kthjelltesine por i pergjigjej me gjakftohtesi cdo pyetjeje duke hedhur poshte me neveri dhe burreri cdo shpifje dhe trillim.

Te them te drejten ky qendrim i tij ndikoi shume edhe ne ndergjegjen time saqe thosha me vete Eumlshte krim qe ta akuzosh kete njeri per gjera te paqena. Kete e mendoja kur isha vetem ne biruce dhe ne cast me vriste ndergjegjja ta akuzoja ate njeri te ndershem duke e quajtur armik.

Prandaj Kadri Hazbiu duke qene i ndershem dhe trim nuk i pranoi kurre ato akuza te sajuara me mjeshteri qe Enver Hoxha i kishte radhitur ne procesin e Mihallaq Zicishtit. Ai jo vetem nuk pranoi asgje nga ato por me argumente bindese i hodhi poshte.

Kadri Hazbiu denon torturen qe eshte bere ndaj tij

Une ju them ketu para trupit gjykues se kam qene vite me radhe minister i Brendshem dhe perseri ju them qe le te dale qofte edhe nje njeri ne tere Shqiperine qe jo vetem ta kem goditur por edhe ta kem shtyre. Kete nuk e kam bere kurren e kurres. Kurse ju i kini perdorur torturat gjate gjithe kohes na kini torturuar ne menyre cnjerezore ne keto tortura vinte cdo nate ministri i Brendshem Hekuran Isai dhe merrej vete personalisht me keto tortura. Une ju pyes ju se a mund te rrihem une ne kete moshe A mund te rrihen per moshen e tyre Fecori Llambi Ganiu Xheviti etj. Kjo per mua ka dy gjera e para se juve nuk keni fakte se une jam armik se nuk kam qene asnjehere armik i partise juve perdorni drurin per te nxjerre ndonje gje qofte edhe te pasakte mjafton qe te mbushni procesverbalin e dyta ju jeni te paafte ne detyrat qe kryeni duke menduar se vetem me dru zgjidhen detyrat.

Keshtu qe konkluzioni im per te gjitha akuzat qe jane perpiluar ne procesin e Mihallaqit jane te sajuara nga druri dhe torturat cnjerezore te cilat jane pa vlere perralla dhe i hedh poshte si te qellimshme.

Hazbiu kunder Kerenxhit

Keshtu ky proces i pergatitur me kujdes pesoi nje fiasko te vertete.

Po radhis me poshte disa nga akuzat kryesore te Mihallaqit dhe pergjigjet e Kadriut

Ti Mihallaq dhe Nesti Kerenxhi - vazhdoi Kadriu - me akuzoni se une paskam qene agjent i zbulimit jugosllav aq sa sipas Nestit ne takimin qe ai ka pasur me Titon ne Pulja te Jugosllavise ky i fundit e paska pyetur per mua duke i thene se Kadriu eshte kuader i mire dhe se duhet ta mbani afer. Kjo sipas jush bente me kuptuar se une isha rekrutuar nga ata qe ne kohe te luftes dhe sipas Mihallaqit lidhjet me te ngushta i kisha me keshilltaret jugosllave qe ishin ne Ministrine e Brendshme. Duke thene Nesti Kerenxhi se personalisht Tito interesohej per mua dhe kjo ne mesin e vitit 1946 une po ju them se ai po tregohet shume idiot pasi ne ate kohe une isha akoma i semure nga plaga qe kisha marre ne lufte dhe sapo me kishin thirrur per te me emeruar shef te Sigurimit Ushtarak.

Keshtu qe deri ne ate kohe une nuk kisha njohur asnje kuader te zbulimit jugosllav. Une po ju pyes juve Kur me njohu mua Tito Une atehere isha nje kuader i thjeshte ne Brigaden V nderkohe qe per kohen qe flisni juve une nuk isha emeruar akoma. Ku me njohu Tito se une paskam qene kuader i zoti dhe te paska keshilluar ty Nesti qe te me mbaje afer Apo mos ishin detyra te caktuara per te me afruar mua Por une jam i bindur se Tito as nuk e ka njohur emrin tim ne ate kohe.

Te gjitha keto qe thote Nesti jane udhezime te hetuesve apo ata lart te kane thene me qellim per te me akuzuar mua. Ata qe te kane mesuar te flasesh keshtu i kane bere llogarite gabim se ty te njeh gjithe Shqiperia qe je njeri me shume fytyra e i ke sherbyer cdo lloj udheheqjeje qofte zbulimeve te vendeve te huaja ashtu edhe klasave te ndryshme qe kane drejtuar vendin tone prandaj nuk ta beson njeri. Kurse une kam punuar me ndershmeri e kam dashur partine dhe kam punuar pa rezerva per te pavaresisht se me sheh ketu kjo i ka interesuar dikujt.

Kadri Hazbiu sulmon Mihallaq Zicishtin

Po ashtu veproi Kadri Hazbiu dhe para deponimeve te Mihallaq Zicishtit. Te gjitha deponimet qe ky beri para trupit gjykues Kadriu i degjoi me qetesi dhe me vemendje te madhe duke mbajtur shenime per cdo gje. Pastaj kur mori fjalen iu kthye

Sa per ato qe thote Mihallaqi se paskam qene une qe i kam mbajtur lidhjet e ngushta me keshilltaret jugosllave qe ishin ne Sigurimin e Ushtrise ne vitin 1947 nuk eshte e vertete. Kete e di shume mire dhe vete Mihallaqi pasi porsa erdhen ketu keshilltaret jugosllave une nuk i takova fare per faktin se nje grup i kuadrove kryesore te Ministrise se Brendshme ku ishte edhe Mihallaqi shkuam ne shkollen e KGB-se ne Moske ku u specializuam per nje vit. Punen me keshilltaret e beri Llambi PeciniLlambi i pergjigjet se e verteta eshte sic thote Kadriu pasi une kam punuar deri ne fund me jugosllavet.

. . .

Nga ana tjeter Mihallaqi thote se kur ishim ne BS ne vitin 1947-1948 per specializim qenkam rekrutuar nga KGB-ja si agjent i saj. Sipas tij menjehere sa jam kthyer ne banesen ku rrinim i paskam thene se mua me rekrutuan agjent te KGB-se. Kjo qe thote Mihallaqi eshte shume injorante. Jo vetem kaq por eshte e ndertuar shume keq dhe ne menyre shume diletante. Keshtu qe ata njerez qe i kane formuluar keto akuza i kane bere te pabesueshme. Une po e pyes Mihallaqin qe eshte marre me pune operative por qe nuk eshte shquar ndonjehere sesi ka mundesi qe nje agjent i porsarekrutuar te shkoje dhe ti thote tjetrit sidomos nga kuadro te sigurimit ose kushdo qofte ky dhe ti thote shiko se une u bera agjent i huaj dhe do te jap informacione kunder vendit tim. Me kete akuze ju e ulni veten shume poshte dhe vertetoni me shume pastertine time qe gjate gjithe jetes i kam sherbyer me ndershmeri partise. Ju duke nxjerre nje deshmitar si Mihallaq Zicishti qe nuk eshte gje tjeter vetem nje kurve e vjeter nuk beni gje tjeter vecse skeni asnje baze qe te vertetoni akuzat kunder personit tim.

. . .

Akoma me e turpshme dhe e mbushur me shpifje eshte deponimi gjoja i lojes me zbulimin amerikan e italian per ti hapur rruge babait te Halim Xhelos qe ishte kuader i zbulimit amerikan per te na derguar banden e Ethem Cakos. Keto jane perralla me mbret pasi i ati i Halimit kishte ikur duke kaluar kufirin shume vite me pare se ne kohen kur na flet Mihallaqi.

Kurse per banden e Ethem Cakos dhe te gjitha bandat e tjera duke filluar nga Zenel Shehu dhe deri te Hamit Matjani ka dokumente te sakta qe vertetojne format e metodat qe kane perdorur organet e sigurimit te cilat ndodhen ne arkivin e Ministrise se Brendshme dh qe me gjithe kerkesat e mija te perseritura juve nuk mi sollet ketu pasi kini frike se cdo akuze kunder meje bie poshte dhe do te vertetonte se te gjitha keto jane shpifje e trillime.

Pas nje dite pushimi si mbaroi procesi u dha pretenca e prokurorit. Per Kadriun Fecorin dhe Lambi Pecinin u kerkua vdekje

Mbasi mbaruan se pyeturi te gjithe te akuzuarit e grupit tone te kryesuar nga Hazbiu na bene nje dite pushim. Pas kesaj u be pretenca e prokurorit. Ne ate pretence u perseriten edhe nje here ato akuza te cilat na u lexuan diten e pare te procesit por me te nje dallim esencial ne mes. Ne rast se ne fillim akuzoheshim tani gjuha e prokurorit pavaresisht se gjate procesit nuk ishte vertetuar asgje i konsideronte akuza te vertetuara prandaj pas tyre ai doli te vendimet qe propozonte per ndeshkimin tone. Ne kete menyre propozoi pretencen per secilin. Per Kadri Hazbiun Fecor Shehun dhe Llambi Pecinin ai kerkoi denimin me vdekje. Per Mihallaq Zicishtin kerkoi 25 vjet burg ndersa per mua Ali Cenon dhe Xhevit Ismailagen kerkoi denime te ndryshme.

Kadri Hazbiu ne fjalen e fundit Me mire i vdekur

Mbas pretences na u dha fjala neve per te thene fjalen e fundit para se te jepej vendimi nga trupi gjykues.

Per hir te se vertetes me duhet te them drejt se te gjithe ne ne fjalen e fundit thame se kishim besim te partia se ajo do te gjykonte e mendonte drejt per denimin tone. Vetem Kadri Hazbiu ne fjalen e tij te fundit tregoi edhe nje here veten trim dhe i palekundur ne ndershmerine e tij. Akoma edhe sot me tingellon fjala e tij e fundit kur tha Une e dua jeten. E dua se kam grua femije niper e mbesa. Por ate e dua te ndershme dhe jo keshtu sic doni ju te me nxirrni te pandershem. Prandaj ne esfel. Me keto fjale ai tha hapur se nuk kerkoj meshire.

Kadri Hazbiu i sakatuar me 6 brinje te thyera

Ka qene me 6 brinje te thyera ndersa rrinte me ore te tera ne kembe para trupit gjykues per te dhene shpjegime rreth atyre qe thuheshin per te. Kjo eshte deshmia e Gani Kodres per Kadri Hazbiun te cilin e ka idhull dhe se prej qendrimit te tij ne gjyq thote se ka marr kuraje dhe energji. E ndersa mesojme faktin e dhimbshem per Kadriun na vijne per te fakte te tjera qe flasin per inteligjencen dhe kurajen e tij te jashtezakonshme. Ai ne gjendjen e renduar fizike qe ishte jo vetem qe nuk renkoi dhe nuk kerkoi ndihme asnjehere por ka pasur aftesite mendore dhe fizike te perballet me te gjithe deshmitaret te cilet te torturuar dhe te trembur mundoheshin ti hidhnin balte. E shikoja qe ishte ne gjendje teper te veshtire fizike - thote Ganiu - sepse ai mbeshtetej ne podium here mbi njeren dore dhe here mbi tjetren por mendjen per te argumentuar cdo gje e kishte shume te kthjellet.

Si u realizua ditari i Gani Kodres

Ish-shefi i Sigurimit te Byrose Politike per me se 20 vjet me radhe dhe njeriu me i afert i familjes se Mehmet Shehut kur u arrestua ne fillim te vitit 1982 nuk e kishte menduar asnjehere se do te arrinte nje dite dhe ai do te dilte i gjalle prej burgut dhe prej grackes se rrezikshme te diktatures. Ai akuzohej si anetar i organizates me te rrezikshme kunderrevolucionare te drejtuar nga Mehmet Shehu. Pas kesaj akuze se bashku me Kadri Hazbiun Fecorr Shehun Llambi Pecinin dhe Llambi Zicishtin te cilet u denuan me vdekje Gani Kodra per 17 muaj ne hetuesi do te perballonte lloj-lloj torturash dhe prapaskenash te tmerrshme. Pas hetuesise ai per dite te tera do te detyrohej ne banken e te akuzuarve te perballej me lloj-lloj deshmish te cilat mes intrigave te sajuara nga prokuroria dhe hetuesia do ta kalonin ashtu si dhe Kadri Hazbiun shume here ne gjendje torturuese fizike dhe psikologjike. Deshmitaret qe hidhnin balte dhe akuzonin Kadri Hazbiun Fecorrin madje Mehmetin dhe vete Gani Kodren vinin e iknin radhazi ne ate salle te vogel te ambienteve te burgut 313. Ndoshta ata deshmitare madje dhe vete prokurori dhe gjyqtari i ceshtjes nuk mund ta kishin menduar se nje dite do te kthehej pllaka politike dhe dikush si Gani Kodra do te arrinte te dilte i gjalle dhe puna e pare qe do te bente do te ishte hedhja ne leter e gjithe asaj tragjedie te ndodhur brenda mureve ku rrinte i lidhur se bashku me Kadri Hazbiun. Ai arriti te dilte i gjalle nga burgu vetem ne vitin 1990 dhe menjehere filloi te hedhe ne leter vuajtjet e tij qe i ishin skalitur ne koke si ditet me te llahtarshme te jetes.

Dy pyetje per Gani Kodren i cili ndodhej ne krah te Kadriut ne gjyqin qe i mori jeten

Zoti Gani jeni ne dijeni per situaten tragjike qe iu krijua Kadri Hazbiut ne hetuesi

Une kam qene se bashku me te ne hetuesi. Sigurisht qe nuk rrinim ne nje biruce pasi aty kemi ndenjur vetem. Une rrija vetem ne nje biruce te erret dhe te ftohte ku ne dimer na mbanin me rroba vere qe ishin dok ushtari ndersa ne vere na mbanin me rroba dimri qe ishin stof ushtari. Aty na kishin lidhur nga kembet e duart. Nuk te flas dot per ate tragjedi qe do ta harroj vetem kur te vdes. Atje Kadri Hazbiu u barbarizua. Megjithate ai ishte shume kryelarte. Burre i jashtezakonshem qe jo vetem nuk u ankua por as nuk u ligeshtua apo te kerkonte qofte edhe nje gje. Kemi qene krahe per krahu ne banken e te akuzuarve ne gjyqin famekeq qe na u be ne qelite e burgut 313. Ai rrinte prane meje i torturuar ne menyren me cnjerezore nga hetuesia me ne krye Hekuran Isain. E them kete se ai ishte njeriu me i derrmuar nga te gjithe ne dhe kjo shihej kur ai u pergjigjej pyetjeve ne banken e te akuzuarve. Mezi qendronte ne kembe kur pergjigjej apo replikonte me deshmitaret. Mbeshtetej sa ne nje krah ne tjetrin. Kishte disa brinje te thyera megjithate nuk e dha veten per as edhe nje cast. Me gjithe gjendjen e tij te rende qe ne e shikonim ai asnjehere nuk e humbi kthjelltesine. I pergjigjej me gjakftohtesi cdo pyetjeje duke hedhur poshte me neveri cdo shpifje dhe trillim. Te them te drejten qendrim i tij ndikoi shume dhe ne ndergjegjen time saqe thosha me vete eshte krim qe te akuzosh kete njeri per gjera te paqena. Kete gje e mendoja edhe kur isha vetem ne biruce dhe ne cast me vriste ndergjegjja qe ta akuzoja ashtu sic na kerkohej ate njeri te ndershem duke e quajtur armik.

Cmendim keni ju per akuzat qe ju bene ne gjyq Kadri Hazbiut

Te akuzoje Kadri Hazbiun se kishte shkelur vijen e partise ne organet e puneve te brendshme dhe se kishte bere nje politike personale kuadri ishte akuza me e rendomte dhe me e pabaze. Kjo per faktin se ishte nje efektiv i tere i te gjitha organeve te puneve te brendshme ne te gjitha anet e Shqiperise qe e kishin njohur Kadri Hazbiun si njeri dhe si profesionist te talentuar me punen e tij. Per nje gje jam i bindur se ai ka qene i pafajshem dhe vetem i pafajshem. Une kam qene ne te njejten banke te akuzuarish me te dhe me te njejten akuze. Aty i pashe skenaret qe beheshin per te akuzuar ate njeri te larte. Pashe se si tjetersoheshin njerezit qe therrisnin si deshmitare te cilet pa pike turpi genjenin hapur vetem se i porosisnin hetuesit. Edhe me mua u bene shume tratativa per te pranuar ato qe donin ata ne menyre qe te plotesohej akuza ndaj Kadriut. Pra ne njefare menyre nuk kishin asnje fakt per te ngritur alibi ndaj Kadri Hazbiut por perdornin vetem deshmi te tilla per te plotesuar subjektin e veprimeve te tij agjenturore sic deshironin ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›