Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Emri i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që mësohet se ka edhe dy të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.