E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet roja i hekurudhës, vodhi shinat

 Paguhej për ta ruajtur hekurudhën, e vjedh vetë. Trifon Zaka, 61 vjeç, nga Libofsha e Fierit, është arrestuar nga policia e Lushnjes, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Sipas policisë, 61-vjeçari Zaka, me detyrë roje i linjës hekurudhore Lushnje-Fier është arrestuar pasi gjatë orëve të natës, në vendin e quajtur stacioni i trenit Gradishte të rrethit Lushnje, dyshohet se ka vjedhur 41 shina të linjës hekurudhore dytësore, e cila ishte jashtë funksionit.

Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje. / K. Thana

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›