E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Metës, vijon procesi me dëshmitarët

TIRANE- Ka vazhdur sot procesi gjyqësor në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit, Ilir Meta me pyetjen e katër dëshmitarëve të rradhës.

Në përfundim të procesit gjyqësor, duke folur për mediat, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho, tha se dëshmitë e sotme vërtetuan edhe njëherë mashtrimet e Dritan Priftit.

Një nga dëshmitarët, Fatmir Merkaj, administrator i Merkaj shpk, tha se e kishte takuar Dritan Priftin dhe se ky i fundit i kishte kërkuar një dhuratë.

Spartak Braho, pohoi nga ana tjetër se, Prifti jo vetëm që ka kërkuar dhuratë por edhe ka marrë.

Seanca e rradhës në ngarkim të Metës, për çështjen e videopërgjimit Meta- Prifti, u caktua për në 12 dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›