Tadiç: Serbia nuk heq dorë nga e ardhmja evropiane
Presidenti serb Boris Tadiç, i qëndron besnik qëndrimit të tij, duke theksuar se nuk i largohet idesë për të ardhmen evropiane të vendit.
Tadic, ka deklaruar se nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit për në BE, ai nuk do të heq dorë nga e ardhmja e saj evropiane e as nga mbrojtja e interesave legjitime në Kosovë.
Ky nuk është një dështim përfundimtar, veç një betejë e humbur, ka thënë Tadiç, i cili i ka thënë serbëve në veri të Kosovës se barrikadat nuk kanë kuptim.