E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, garanci letoneze per NATO-n

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marre ne Letoni garanci per integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Letonia, vendi i pare qe ratifikoi MSA-ne Shqiperi-BE dhe i pari nga vendet baltike qe njohu shtetin e ri te Kosoves, premton se do jete nje avokate e Shqiperise ne procesin e integrimit ne NATO. Kete garanci mori Topalli gjate vizites zyrtare, dy ditore ne Letoni, me ftese te Kryetarit te Parlamentit te Letonise, Gundarz Daudze. Topalli, gjate vizites se saj ne Letoni u prit ne nje takim te vecante edhe nga Presidenti i vendit, Valdis Zatlers. Takimi u fokusua ne zhvillimet e fundit ne Shqiperi, ne sfidat e saj ne rrugen drejt anetaresimit ne BE dhe NATO, por edhe mbi objektivat rajonale ne kete periudhe shume te rendesishme per Ballkanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›