E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikatat, rremuje ne gjendjen civile

Elbasan - Fluks i pazakonte para sporteleve te zyres se gjendjes civile ne Elbasan. Policia e Elbasanit ka shperndare dje dhjetera qytetare te ketij rrethi, te cilet ishin grumbulluar para sporteleve te gjendjes civile ne pritje per t'u pajisur me dokument identifikimi. Qytetaret shkaktuan rremuje duke shtyre dhe share njeri-tjetrin. Ndodhur perballe kesaj situate, nepuneset e gjendjes civile lajmeruan policine, e cila vendosi rregull dhe qetesi. Te interesuarit shprehen se kane dite te tera qe qendrojne ne radhe per t'u pajisur me certifikata te gjendjes civile, por nuk kane mundur per shkak te numrit te madh te njerezve dhe pamundesise se sporteleve te kesaj zyre. Nepuneset thone se fluksi i kerkesave perkon me pergatitjen e dokumenteve te punesimit sezonal ne Greqi por edhe me pergatitjen e dokumenteve te pronesise. Zyra ka vene ne dispozicion tre sportele dhe nepunese qe punojne jashte orarit. F. S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›