E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia ne krize qeveritare, iken PDSH

Vendi fqinje Maqedonia ka hyre ne nje krize qeveritare, qe po e con drejt kerkeses per zgjedhje te parakohshme, per shkak se kryetari i PDSH, Menduh Thaci, paralajmeroi dje shkeputjen nga koalicioni me VMRO-DPMNE. "Heshtja e kryeministrit Gruevski nenkupton se ai nuk ka ndermend t'i pranoje 6 kerkesat e PDSH-se, ndaj koalicioni qeveritar ka marre fund", deklaroi Thaci. Keto komente Thaci i beri pas takimit me ambasadoren amerikane, Xhilian Millovanovic. Zedhenesi i qeverise, Ivica Bocevski, nuk e ka komentuar deklaraten e Thacit, por pretendoi se "qeveria po funksionon normalisht dhe me kapacitet te plote".
Duke siguruar se "pjesemarrja e PDSH-se ne Qeveri eshte tashme e perfunduar", Thaci argumentoi se gjashte kerkesat e dorezuara te kryeministri Nikolla Gruevski, ky i fundit nuk i ka pranuar. Lideri i PDSH-se shtoi se ka edhe arsye tjera, per shkak te cilave eshte vendosur per nje hap te ketille. "Verehet nje jo seriozitet ne funksionimin e institucioneve shteterore ne keto momente shume te rendesishme dhe historike per Republiken e Maqedonise. Nuk do te doja qe partia ime te jete pjese e nje jo serioziteti te tille", vleresoi Thaci.
Reagime ka pasur dhe nga kreu i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI-se), Ali Ahmeti. Ai siguroi dje se nuk deshiron te jete pjese e kesaj qeverie edhe nese PDSH-ja largohet nga koalicioni. "BDI eshte per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme para samitit te NATO-s, ne Bukuresht", deklaroi Ahmeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›