Arrestohet shtetasi shqiptar me 100 kg drogë

Policia e Malit të Zi ka arrestuar sot në Vuksanlekaj, në Tuz, shtetasin shqiptar D.D. (25 vjeçar) nga i cili janë konfiskuar 100 kilogramë drogë, njoftojnë medie nga Podgorica.
Drejtoria policore ka njoftuar se D. D. Është arrestuar në momentin që nga oborri i kishës Vuksanlekaj, ku gjenden edhe varrezat, po barte pesë thasë me mbishkrimin "Cafes do Brasil" në të cilët gjendeshin 100 paketime dore me drogë./Indeksonline/