Fitu: Kosova është një vend sovran me kufij të përcaktuar

Kosova është një vend sovran me kufij të përcaktuar i njohur dhe nga Franca dhe si vend i tillë duhet ta pranojë popullatën e veriut në kuadër kombëtarë, duke i shtrirë dorën kësaj popullate. Kështu tha ambasadori francez në Kosovë, Zhan Fransua Fitu, në një konferencë për media.
Populli i Kosovë është për tu lavdëruar dhe uruar me rezistencë e saj për t’i ikur tentativave për konfrontime me palën serbe, siç është rasti në Mitrovicë. Kështu tha ambasadori francez në Kosovë, Zhan Fransua Fitu. Ai tha se Kosova në rrugën e saj 13 vjeçare deri tash ka qenë e vështirë,por është një arritje shumë e madhe.
“Duhet uruar autoritet kosovare dhe popullin në përgjithësi për rezistencë dhe që refuzojnë konfrontimin. Nuk ka të bëjë aspak me frikën e Kosovës, kufijtë janë këtu dhe ekzistenca e saj është këtu, por duhet kohë që në mënyrë që popullata e veriut të integrohet në mënyrë paqësore, duhet shumë përpjekje, dhe duhet siç e thash më herët t’i rezistojmë tentativës për konfrontimeve. Por Kosova ka fituar, por duhet të kemi durim”, tha Fitu.
Fitu tha se Kosova është fitorja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, ndërsa porositi popullin kosovar që të ketë besim në vetvete. Duke folur për administratën në pjesën veriore e cila tentoi të largoi policinë speciale dhe ndaloj ndërtimin e shtëpive, ambasadori francez tha se situata është e komplikuar, transmeton RTK.
“ Çka shpresoj për veriun është që pjesa veriore të bëjë pjesë në tërësinë territoriale të Kosovës në mënyrë sa më të mirë të mundshme, dhe çdo banorë i veriut mund të rivendoset në mënyrë që dëshiron, e di deri në çfarë pike kjo është e vështirë. Duhet që si ana veriore dhe jugore t’i shtrijnë dorën njëri-tjetri dhe aty ku minoritet do të bëhen shumicë të veprojnë njëkohësisht”.
Këto komente Fitu i bëri gjatë prezantimit të një programi “Liderët e së ardhmes” ku Kosovën do ta përfaqësoj ish-deputetja Njomza Emini e cila tash është ambasadore e Komitetit Olimpik. Kjo e fundit u zotua se ky program do t’i mundësoj asaj që të merr praktika ndërkombëtare të cilat do t’i zbatoj në të mirë të Kosovës./Indeksonline/