E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar: Kosova po ecë me hapa të sigurt drejt BE-së

”Kosova po ecë me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian. Ne së bashku me institucionet e Kosovës po punojmë për integrimin e këtij vendi në Europë ngase Kosova është Europë dhe aty e ka vendin”, ka deklaruar sot në Pejë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, transmeton RTK.

Zhbogar së bashku me shefin e EULEX-it, Xavier De Marnhac, kanë vizituar sot Komunën e Pejës.

Në takim me krerët e Komunës së Pejës, zyrtarët e lartë evropianë në Kosovë janë informuar për zhvillimet aktuale dhe gjendjen e sigurisë në këtë rajon./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›