E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet tregtari i kromit, akuzohet për vrasje në tentativë

BULQIZË- Policia me urdhër të Gjykatës së Lartë ka arrestuar mbrëmjen e sotme Adrian Duricin.

I arrestuari akuzohet si pjesmarrës në përplasjen me armë zjarri të 5 janarit 2012 në Bulqizë ndërmjet dy grupeve rivale të kromit, ku  kalimatari i rastit Femi Kurçani gjeti vdekjen, ndërkohë tre të tjerë u plagosën.

Gjykata e Peshkopisë kishte dhënë për Duricin masën “arrest shtëpie”, pasi ndaj tij  ngriti akuzën për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Lartë ndërkohë ka ndryshuar masën dhe akuzën e Gjykatës së Rrethit, pasi e akuzon për vrasje në tentativë, duke i ndryshuar kështu  masën e dënimit  në “burg pa afat”.

Adrian Durici merrej me tregti  kromi, ndërkohë që pas konfliktit me grupet rivale të kromit në banesën e Adrian Duricit, më 12 janar shpërtheu një sasi tritoli, por duke mos shkatuar asnjë viktimë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›