E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata është e politizuar dhe jofunksionale

PRISHTINË- Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka pranuar se administrata publike e Kosovës është e politizuar, dhe si pasojë jo shumë efektive për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Ministrja Çitaku ka bërë me faj gjithë forcat politike kosovare, duke përfshirë madje edhe subjektin politik të cilit i takon, Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Telegraf.

Çitaku këto komente i bëri sot gjatë raportimit për Raportin e Progresit në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrmin Parlamentar.

Duke përmendur tri prioritetet strategjike të këtij raporti si: sundimin e ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si dhe reformat në Administratën Publike, Çitaku tha se vetë fakti që në vitin e kaluar në periudhën e raportimit, deri në shtator të këtij viti, nuk është shënuar suksesi dhe progresi i dëshiruar, atëherë kjo flet për një Administratë Publike jo të qëndrueshme dhe jo të mjaftueshëm profesionale, e cila në masë të madhe varet nga shtytjet politike që vijnë nga kabinetet e ministrave.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›