E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Itali, mes viktimave nëna shqiptare me dy fëmijët e saj

GENOVA- Një 28-vjecare shqiptare dhe dy fëmijët e saj janë viktimat e përmbytjeve në Genova të Italisë.

Trupi i pajetë i shqiptares, sëbashku me dy fëmijët  e saj 1 dhe 10 vjec janë viktimat e radhsë së tragjedisë natyrore që ka përfshirë Italinë, ditët e fundit.

Ndërkohë bilanci i viktimave në Genova ka shkuar në 7 persona, 5 të rritur dhe dy fëmijët shqiptarë, bëjnë me dije forcat zjarrfikëse. Të gjitha viktimat janë gjetur në rrugën Fereggiano, në lagjen Kuezzi të Genovas.

Dëshmitarë në vendngjarjë bënë me dije se kishin parë personat në mes të tyre edhe 2 fëmijët të kalonin rrugën, për tu futur në hyrjen e një pallati, por vala e ujit i ka marrë me vete.

Situata në Itali ka kaluar në shkallën e emergjencen tashmë, ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për shpëtimin e qindra qytetarëve që ndihen në vështirësi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›