E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasesi i 16-vjecarit Doriz Elezi vetem tete ore pas ngjarjes

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e vrasjes së 16- vjeçarit Doriz Elezi, vetëm tetë orë pas ngjarjes së rëndë.

Shtetasi me iniciale E.Sh., 6 vjeç, banues në lagjen Kodër Shijak, është prangosur nga efektivat blu në afërsi të qytetit të Peqinit.

16-vjeçari dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkë-moshatarit të tij, Doris Elezi, i ekzekutuar mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Shijakut, konkretisht në një nga trotuaret në afërsi të shëtitores kryesore.

I riu, u ekzekutua mbi trotuar, me një thikë-biçak tashmë i sekuestruar nga policia e Durrësit.

Burime zyrtare pranë policisë së Durrësit, thanë se pista e pare e dyshimit është se 16- vjeçari Doris Elezi, është ekzekutuar për motive banale nga bashkëmoshatari i tij dhe se konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›