Regjistrimi i Popullsisë, Tahiri letër Topallit: Zbardh votimin
TIRANE-Deputeti socialist Sajmir Tahiri i ka kërkuar sot nëpërmjet një letre publike kryeparlamentares Jozefina Topalli të zbardhë procesin e votimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Sipas Tahirit kërkesa e tij bazohet dhe ne Rregulloren e Kuvendit.
“Po ju drejtohem në përmbushje të detyrës time, për t'ju kërkuar vetëm zbatimin e Rregullores së Kuvendit duke bërë zbardhjen e menjëhershme të procesverbalit te seances se dt 7 Korrik 2011, pjesëmarrjen reale të deputetëve në sallë si dhe zbardhjen e tabulatit të votimit të secilit prej deputetëve realisht pjesëmarrës për ligjin 'Për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave', të lejoni administraten të publikojë menjëherë procesverbalin me të giithë të dhënat, dhe kjo pa humbur më shumë kohë, me qëllim shmangien e pasojave të një ligji tëresisht nul, që nuk duhet të kishte hyrë kurrë në fuqi”, citon letra derguar Topallit.
Sipas Tahiri, publiku është njohur me fakte që hedhin dyshime se procesi i votimit atë ditë ka qënë i montuar, fiktiv dhe i manipuluar, kundër vullnetit të deputetëve. Deputeti shton më tej se ndërsa jashtë Kuvendit grupet e interesit po bëjnë një debat të gjerë rreth kësaj cështje, institucioni i Kuvendit hesht përballë kërkesës për transparencë.
Tahiri shton se në këtë mënyrë është shkelur e drejta për informim nëpërmjet informacionit zyrtar nga një institucion publik.
“Keni shkuar dhe më larg se kaq, duke lejuar shkeljen e afatit ligjor të parashikuar si detyrim absolut për cdo institucion publik në dhënien e informacionit zyrtar dhe bërjen e transparencës sa i takon, në këtë rast, pjesmarrjes dhe votimit të deputetëve”.
Deputeti socialist thekson se ka fakte të qarta se dy deputetë atë ditë votimi munguan, ndërsa vota e tyre u legjtimua në seancës sikur ata ishin të pranishëm.
“Unë, ju dhe publiku, jemi në dijeni se dy deputetë të Kuvendit nuk ishin fare prezent në sallë, edhe pse ende sot rezultojnë si votues "pro" nismës së qeverisë. Këta dy deputetë nuk kanë qënë prezent as në Shqipëri dhe këtë e provon përtej cdo dyshimi dyshimi, skeda e hyrje-daljeve kufitare të secilit prej tyre.
Njëri prej dy deputetëve, ishte dhe i ndjeri Gëzim Dibra, i cili dergjej mes vuajtesh spitaleve jashtë vendit. Ju i përnderuat shpirtin, por nuk harruat ti vidhnit votën së gjalli. Kjo mbetet cështje e moralit tuaj gjithsesi”.
Sipas tij nisur vetëm nga këto fakte, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e shpallin direkt të pavlefshëm dhe pa afekte juridike këtë ligj. Por deputeti thekson se shkelja ndodhi dhe qëllimisht. “Duket se te gjitha dispozitat e sipërcituara të Rregullores të Kuvendit janë shkelur me të dyja kembet, nën hundën tuaj dhe të Kryeministrit, ne mos jeni Ju dhe Kryeministri vetë që e keni urdhëruar e ligjëruar edhe në këtë rast, manipulimin e votave në Kuvend”.
(d.b/BalkanWeb)