E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen 3 makina, 4 të plagosur

TIRANE-Një aksident i rëndë automobilistik me bilanc 4 persona të plagosur rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin Ishëm-Fushë Krujë.

Mësohet se 3 automjete janë përplasur më njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e 4 persoanve, 2 prej të cilëve tepër rëndë për jetën. Lorenc kela dhe Everist Greca janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërsa 2 shtetas të tjerë në spitalin e Krujës.

Policia në vendgjarje ka nisur menjëherë hetimin e rrethanave që shkaktuan aksidentin e sotëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›