Ekonomi, përmirësohet bilanci tregtar, rriten eksportet dhe importet
TIRANE- Përmirësohet bilanci tregtar i vendit. Instituti i Statistikave konstaton se gjatë muajit korrik, eksportet kanë arritur në 17.8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 32.4 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që importet vlerësohen në 47.8 miliardë lekë, me rritje 7.4 % kundrejt korrikut 2010.
Defiçiti tregtar i vendit pësoi ulje muajin e kaluar. Sipas INSTAT-it, në korrik ky tregues arriti në 29.9 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 3.5 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. 69.1 për qind e tregtisë realizohet me vendet e Bashkimit Europian, ku Italia dhe Greqia mbeten partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)