PS Nuk ka nen per te plotesuar vendet bosh

TIRAN - Perfaqesuesi ligjor i Partise Socialiste ne KQZ Genc Gjoncaj ka kundershtuar dje vendimin e KQZ-se per te shpallur vakant vendet qe nuk jane plotesuar nga PS-ja. Me vjen keq qe ata thellohen ne nje vendimmarrje ne kundershtim me ligjin duke krijuar dhe premisa per nje problem penal te tyrin.
Per sa i takon pastaj pjeses se si mund te zgjidhet dhe pse nje gje e tille ndodhi i vetmi koment qe kam eshte se ne asnje nen te Kodit Zgjedhor nuk gjendet asnje pike per te plotesuar vendet e KZAZ-ve me individe jashte partive politike - shpjegoi Gjoncaj. Sipas tij Kodi Zgjedhor ka ne themel te tij bashkepunimin ndermjet mazhorances dhe opozites bashkepunimin ndermjet forcave politike ne vend.
Per te te vetmit njerez qe mund te emerohen ne keto KZAZ jane njerezit e propozuar nga partite politike. Prandaj vijoi ai kjo vendimmarrje ndonese duket e cuditshme mbart ne vetvete nje prapavije ate te organizimit te zgjedhjeve vetem nje force politike per tu kthyer ne retrospektive dhe per te kujtuar koherat e vjetra ku nje parti votonte vete kandidonte vete dhe populli cohej qe ne mengjes me lule per te votuar kandidatet e nje partie. I pyetur mbi deklaraten e OSBE-se se mbeshtet KQZ-ne per kete vendim perfaqesuesi i PS-se tha se ndoshta ka pasur nje mungese informacioni mbi ligjin shqiptar.
Sa i takon vendimmarrjes pikepamja ime personale si jurist eshte se ndoshta ambasadorit i mungon njohuria per ligjin shqiptar ne rastin me te mire ose ne rastin me te keq eshte keshilluar keq nga keshilltaret e tij pasi nuk mund te perkrahet nje vendimmarrje qe bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Kjo vendimmarrje nuk mund te zevendesohen anetaret e KZAZ-ve me njerez jashte partive politike - deklaroi Gjoncaj.