E Martë, 3 Nëntor 2026

“Arrëthyesi” premierë në TKOB – Për herë të parë audio përshkrim për njerëzit me shikim të kufizuar

Në vigjilje të Krishtlindjeve, festat nuk kanë kuptim pa “Arrëthyesin”, baletin emblematik të Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë e dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur!

Produksioni më i ri ‘’Arrëthyesi’’ i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen këtë vit për të parën herë në Shqipëri edhe për të gjithë njerëzit me shikim të kufizuar, nëpërmjet audio përshkrimit, gjatë premierës së shfaqjes,

Muzika e pakrahasueshme e Tchaikovsky-t, eshte  interpretuar  nga Orkestra Simfonike e TKOB-së nën dirigjimin e maestros, Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Përralla në skenë, ka ardhur  nën interpretimin magjik të Trupës së Baletit, të veshur me kostumet e mrekullueshëm Kori i TKOB-së, Kori i Zërave të Bardhë, dhe gjithë produksioni gjigand i kësaj shfaqjeje premierë, i bën  Krishtlindjet të pa harrueshme.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›