E Martë, 3 Nëntor 2026

Koncerti festiv i Krishtlindjes – Ana Bushgjokaj, e shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Shkodrës

Në praninë e qindra qytetarëve, sheshi para Bashkisë në Shkodër priti koncertin festiv të Krishtlindjes ku protagonistja kryesore ishte artistja e re Ana Bushgjokaj. Nën moderimin e Isli Islamit dhe tingujve të gjallë të Orkestrës Simfonike të Shkodrës pjesë e koncertit u bënë edhe artistë të tjerë shkodranë që kënduan duet me Ana Bushgjokën, e cila këndoi një repertor të pasur këngësh dedikuar Krishtlindjes ndërsa një moment i bukur ishte ai përkrah motrës së saj Eliza Bushgjokaj dhe vëllait Dion Bushgjokaj.

Për çdo këngëtar është privilegj të performojë krah një Orkestre Simfonike ndaj edhe për artisten Ana Bushgjokaj, ky është një moment i veçantë në karrierën e saj.

“Është bërë një punë shumë e gjatë dhe shumë e palodhur dhe kjo fal Jetmir Barbullushit sepse pa të kjo nuk do të ishte bërë”, tha këngëtarja Ana Bushgjokaj.

Deri në fundin e këtij viti kalendarik janë parashikuar për t’u zhvilluar edhe disa koncerte të tjera për spektatorët shkodranë në sheshin para Bashkisë si dhe në Teatrin “Migjeni”.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›