E Diel, 1 Nëntor 2026

Arretohet Veselinovic organizatorii trazirave ne veri te Kosoves

Personi i cili konsiderohet si organizatori kryesor i perleshjeve ne Veri te Kosoves Zvonko Veselinovic eshte arrestuar ne oret e pasdites nga policia serbe ne Kopaunik.

Biznesmeni Veselinovic u arrestua me vellane e tij i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vepra te ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij behet vetem disa dite pasi komandanti i KFOR pranoi publikisht se Zvonko eshte nje prej personave te dyshuar qe ka shkaktuar trazira ne ate pjese te Kosoves.

Zvonko dyshohet se eshte koka e kontrabandes dhe kriminalitetit ne veri. Ne te njejten kohe ai dyshohet se eshte edhe nje prej personave qe ka gisht ne vrasjen e policit Enver Zymberi ne korrik te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›