E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregasi Rritja e cmimit te energjisene periudhen e pikut e padrejte

Komuniteti i biznesit kundershton vendimin e Entit Rregullator te Energjise per rritjen e cmimit te energjise ne periudhen e pikut. Presidentit te biznes Albania Luan Bregasi ne nje interviste per televizionin News24 u shpreh se gjate pikut kryhet nje pjese e procesit te prodhimit dhe rritja e cmimit shton koston per biznesin.

Koncepti i cmimit pik qe eshte vene per sipermarrjen private pervecse financiarisht eshte nje ngarkese shume e madhe por nga ana tjeter eshte nje problem shume i madh menyra e matjes dhe e kontrollit te ketij cmimi pik ne periudhat qe i ka vendosur ERE. Nuk mund te ngresh cmimin e energjise elektrike per biznesin ne periudha te veshtira ekonomike sic kaluam ne vitin 2011-te dhe sic pretendohet per shkak te krizes se eurozones te jete edhe viti 2012-te u shpreh Bregasi. Ne mendojme qe problemet qe ka CEZ-i me operatore te tjere shteterore apo private probleme borxhesh te kaluara apo te tashme nuk mund te shkarkohen ne kurriz te te tjereve ne kurriz te sipermarrjes vendase. CEZ-i duhet te realizoje kontraten qe ka nenshkruar me shtetin tone shtoi Bregasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›