E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, Ashton: Hap i madh, lë pas të kaluarën

marrveshja2Bruksel- Pas disa raundesh bisedimesh sot është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmi është bërë i ditur  baronesha Catherine Ashton, e cila nëpërmjet një deklarate në media u shpreh se marrëveshja është arritur dhe kjo ndihmon që të dyja vendet të ecin lirshëëm drejt integrimit evropian.

Është një hap shumë i rëndësishëm që po e shohim, është një hap që lë prapa të kaluarën dhe një hap përpara për të dyja palët drejt Europës,- ka thënë ajo.

Më herët marrëveshja u konfirmua nga Bekim Çollaku, këshilltari i kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, i cili ka thënë për gazetën kosovare Express se marrëveshja është arritur.

Ndërkohë lajmi është konfirmuar pak minuta më pas edhe nga ministrja kosovare Vlora Çitaku, e cila nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë: “Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje”.

Fyle: Arritje e madhe, të punohet për zbatimin e saj

Pak minuta më pas reagoi edhe komisioneri për zgjerimin Stefan Fykle, i cili ka falenderuar të dyja palët dhe ka kërkuar seriozitet për zbatimin e saj.

Unë dua ti përgëzoj të dy kryeministrat dhe ekpiet e tyre. Kjo marrëveshje nuk do të kishte qenë e mundur pa guximin dhe përkushtimin e palëve gjatë gjithë negociatave të vështira. Unë gjithashtu dua ti shpreh falenderimet e përzemërta Baroneshës Ashton, për investimin personal të palodhur dhë këmbnguljen e saj në arritjen e marrëveshjes, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra për shtyp e tij.

Është e rëndësishme tani që udhëheqja politike në Kosovë dhe Serbi të mbështesin marrëveshjen dhe në mënyrë aktive të ndihmojë në zbatimin e saj. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Kjo është në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, ata që jetojnë në Serbi dhe në rajon. Udhëheqësit e të dy vendeve mund të llogarisin në përkrahjen tonë të vazhdueshme, solidaritetin, inkurajimin dhe besim në të ardhmen e tyre evropiane,- shprehet Fyle.

Thaçi: Kosova njohu në një farë mënyre Kosovën

Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, raporton “Express”. Sipas tij, kjo është njohje ‘de jure’ e Kosovës nga ana e Serbisë. Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB-së.

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.

Daçiç ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes.

“Unë i kam vënë inicialet në tekstin e propozuar, për pranimin ose refuzimin e të cilit të dyja palët do të deklarohen gjatë ditëve në vazhdim”,- ka thënë Daçiç.

marrevshja1

Nënshkrimi i marrëveshjes

Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.

Barroso: Marrëveshje historike, të bëhet zbatimi i shpejtë i saj

Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso, i cili tha se kjo është një marrëveshje historike dhe ka kërkuar implementimin e shpejtë të saj.

E mirëpres marrëveshjen në mes të Serbisë dhe Kosovës gjatë dialogut të tyre të ndërmjetësuar nga BE. Kjo është një marrëveshje historike, së cilës i duhet një implementim i shpejt. I uroj liderët e të dyja palëve për përkushtimin, kurajën dhe vizionin e tyre. Po ashtu dëshiroj të lavdëroj punën e Cathy Ashton dhe përpjekjet e saj të palodhshme në rolin e saj si ndërmjetësuese dhe ta uroj atë për ndërtimin e suksesshëm të konsensusit. Besoj se marrëveshje e arritur në mes të dy palëve hap rrugën për Këshillit të merr vendim për hapin e ardhshëm evropian të Serbisë dhe Kosovës. Populli serb dhe ai kosovarë dëshiron të lëvizin përpara në perspektivën reale të tyre. Kjo është kruciale për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Europës juglindore dhe Bashkimit Europian në përgjithësi ka thënë Barroso. .

15 pikat e marrëveshjes:

1: Bashkësi/Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

2: Bashkësia/Asociacioni do të formohet me statut.

3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

5: Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

6: Bashkësia/Asociacioni do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet Policia e Kosovës.

8: Pika tetë sqaron se e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do tu ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të Bashkësisë/Asociacionit, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

10: Sipas marrëveshjes së propozuar autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›