E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshehu pasurinë, në gjyq kryepolici

BERAT-Agim Harizi, ish-shefi i komisariatit të Kuçovës, do të përballet me drejtësinë për akuzën e "fshehjes së pasurisë". Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Harizit. Ish-kreu i komisariatit të Kuçovës u kallëzua në organin e akuzës nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Gjatë verifikimit të deklaratave periodike të pasurisë nga inspektorët e ILDKP-së u vërejt se Harizi kishte deklaruar të dhëna të rreme, duke fshehur në këtë mënyrë pasurinë. Pas shumë hetimeve ndaj Harizit u ngrit akuza e "mosdeklarimit të pasurisë nga personat e zgjedhur dhe nëpunësi publik". Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Martin Deda, për të shqyrtuar dosjen penale ndaj zyrtarit të policisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›