E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peka dhe Lesi emerohen ministra ne vend te Bashes dhe Xhaferrit

Kabineti

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Keshillit te Ministrave i komunikoi dy zevendesministrave te kabinetit te tij Avenir Peka dhe Nikoll Lesi drejtimin e respektivisht Ministrise se Brendshme dhe asaj te Kultures dhe Turizmit derisa qeveria te emeronte edhe ministrat e rinj per keto dy dikastere te rendesishme. Burimet bejne te ditur se emerimi verbalisht nga ana e Kryeministrit do te beje qe dy zevendesministrat te kene pak a shume funksione te plota ne ministrite ku jane pjese nisur nga fakti se qendrimi ne kete pozicion per ta mund te zgjase edhe deri ne dy muaj. Emerimi i Avenir Pekes dhe Nikoll Lesit ne drejtimin e ketyre dikastereve te rendesishme po vjen si pasoje e faktit se Lulezim Basha dhe Ferdinand Xhaferri tashme jane dorehequr nga postet qe mbanin ne kabinet per tiu perkushtuar fushates zgjedhore respektivisht ne Tirane dhe ne Durres. Burimet bejne te ditur se levizja e ketyre ministrave te rendesishem nga postet e tyre erdhi si pasoje e angazhimit te madh me te cilin demokratet i kane marre keto zgjedhje lokale qe pervec sfides per nje administrim sa me te mire te jetes se shqiptareve sjellin me vete edhe nje sfide te madhe politike kryesisht per demokratet. Kjo pasi pjesa me e madhe e bashkive me te rendesishme te vendit prej kohesh qeverisen nga socialistet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›