PS dhe PBDNJ nenshkruajne pakt per bashkepunimin me 8 maj
Socialistet formalizojne nje marreveshje te vecante bashkepunimi me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut lidhur me zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne nje dalje te perbashket dje para mediave dy kryetaret respektive Edi Rama dhe Vangjel Dule kane bere prezantimin e pare duke hequr cdo dyshim mbi aleancen e mbetur pezull mes tyre. Kjo eshte nje marreveshje zgjedhore e posacme... Ska dyshim se kete marreveshje e ben te domosdoshme akoma me shume ne kete kontekst edhe qendrimi yne i perbashket per funksionimin e pushtetit vendor ne perputhje me frymen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe Karten Europiane te Autonomise Vendore - tha me kete rast Edi Rama. Perfshirja ne deklarate e Kartes se Autonomise Vendore perpos detyrimeve ligjore qe gjen shprehje ne cdo njesi lokale eshte nje e dhene qe flet se bashkepunimi PS-PBDNJ percjell realisht specifika. Nga ana e tij Dule ka qene i drejtperdrejte pa harruar te rreshtohet ne krah te Rames si opozitar i mirefillte. PBDNJ do te mbeshtese kandidaturat e Aleances per te Ardhmen duke filluar nga Bashkia e Tiranes dhe ne cdo bashki edhe komune te periferise sikurse edhe Aleanca per te Ardhmen sic e ka bere te qarte do te mbeshtese kandidatet e PDBNJ-se ne nje numer njesish te pushtetit vendor - eshte shprehur ai pas firmosjes se nje marreveshjeje qe duket se ka ne praktike vetem nje fitues.