Arrihet marrëveshje për manaxhimin e kufijve
Ka përfunduar numërimi i votave për Kryesinë e re të Partisë Socialiste. Kryesia e sapozgjedhur përbëhet nga; Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, Erjon Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Arben Malaj, Vangjush Dako, Besnik Baraj, Sajmir Tahiri, Arben Isaraj, Shkëlqim Cani.
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende.
Siç raporton, Radio Evropa e Lirë, Tahir gjatë një intervistë për RTK-në e ka vlerësuar këtë moment si një ngjarje të madhe.
Sipas Edita Tahirit, me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës.
Ajo theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tani pritet udhërrëfyesi për liberalizim e vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.