Nesër ceremonia mortore, policia merr masat

Leka Zogu I
TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore për pretendentin për Fronin Mbretëror, Leka Zogu i Pare.
Policia njofton se nesër duke filluar nga ora 08.00 deri ne oren 13.00 do merren masat per bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit te mjeteve, ne segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi Sulejman Pasha deri te Bulevardi Zhan DArk, e Ura e rruges se Elbasanit.
Itinerari që kortezhi mortor për përcjelljen në banesën e fundit të pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu i I do të nisë nga godina e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbahen homazhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, për të vazhduar më pas Bulevardi Zhan DArk, – Bulevardi Deshmoret e Kombit Sheshi Skenderbej Rruga e Kavajes Varrezat e Sharres.
Leka Zogu i Parë, u nda nga jeta më 30 nëntor pas vuajtjeve multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.