Gramoz Ruçi rizgjidhet në krye të Asamblesë së PS-së
Share
Gramoz Ruçi është rizgjedhur sërish në krye të Asamblesë së Partisë Socialiste. Gjatë votimit të sotëm, që për herë të parë ka qenë elektronik, Ruçi ka mundur që të marrë 168 vota nga 210 votues.
Ruçi ishte kandidatura e vetme për kreun e Asamblesë, post të cilën ai e mbante edhe më parë. Më herët, anëtarët e Asamblesë zgjodhën Sekretariatin Ekzekutiv të PS-së. Në votimet e bëra sot u vendos që sekretar organizativ të jetë Blendi Klosi, sekretar për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, sekretar për programin, Ilir Beqja, sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino, sekretar për grupet e interesit, Arben Ahmetaj, sekretar emigracioni, Erjon Veliaj, sekretar për koalicionet Ndre Legisi dhe sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj.