E Diel, 1 Nëntor 2026

KKRT i tërheq vëmendjen Arian Çanit për vajzën nudo në emision, por nuk merr asnjë masë

Share

Emisioni Zonë e Lirë në TV Klan, që drejtohet nga Arian Çani, gjatë së premtes së kaluar ka thyer çdo normë, duke shfaqur një femër nudo, edhe pse ora nuk kishte kaluar 24:00. Bëhet fjalë për një DJ ukrainase, e cila performon topless. Ajo performoi në emisionin Zonë e Lirë për minuta të tërë me gjoks përjashta, duke dhënë një shfaqje pornografie.

Kjo është evidentuar edhe nga ana e Këshillit Kombëtar për Radiot dhe Televizionet, që thotë se janë shkelur të gjitha normat dhe rregullat, por për çudi, është mjaftuar vetëm me tërheqjen e vëmëndjen ndaj gazetarit dhe TV Klan, duke mos marrë asnjë masë ndëshkimore. Për më tepër që në një deklaratë të KKRT, thuhet se veprimet e tilla të gazetarit Arian Çani janë të përsëritura.

Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja. Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit Zonë e lirë, z. Arian Çani, bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart. KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e sipërpërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv TV KLAN të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike si dhe të standardeve të komunikimit në të gjithë programet e transmetuara televizive, thuhet në njoftimin e KKRT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›