Basescu thirrje popullit për pjesëmarrje në zgjedhje
Bukuresht - Rumania ka nevojë për një parlament që do të përfaqësojë dëshirën e popullit dhe jo indiferencën e tij. Kështu ka deklaruar presidenti Traian Basescu. Përmes një deklarate për shtyp, presidenti rumun i ka kërkuar popullit të vendit të tij të marrë pjesë në zgjedhje. “Efektet e krizës ekonomike kanë filluar ta prekin Rumaninë dhe ky fenomen do të vazhdojë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi një parlament që të përfaqësojë të gjithë rumunët për të qenë në gjendje të marrim e masat e duhura për kufizimin e efekteve të kësaj krize'', ka theksuar si.
Basescu shprehu shqetësimin për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje, çka u vu re në sondazhet e organizuara për këtë qëllim. Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen pas dy ditësh më 30 nëntor.