E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin negociatat polici-protestues

Bangok - Kanë nisur sot negociatat midis policisë tajlandeze dhe protestuesve antiqeveritarë, të cilët kanë bllokuar aeroportin ndërkombëtar tajlandez ''Don Muang''. Reauters, e cila citon një zyrtar të lartë të policisë vendase, thekson se në rast të dështimit të tyre, ajo do të jetë e detyruar të përdorë forcën. ''U kemi kërkuar protestuesve të lejojnë autoritetet e aeroportit të rifillojnë punën'', deklaroi gjenerallejtënanti Suchart Muenkaeë, kryenegociatori i policisë në aeroport. Aeroporti ndërkombëtar tajlandez ''Don Muang'' është mbyllur që nga dita e mërkurë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›