E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri indian: Autoret, para drejtesise

Kryeministri indian Manmohan Singh eshte angazhuar te marre te gjitha masat e nevojshme te coje para drejtesise pergjegjesit per sulmet ne Mumbai.

Ne nje fjalim ne televizion, Singh u beri thirrje indianeve te qendrojne te bashkuar. Te pakten shtate pika te qyetit u sulmuan nga persona te armatosur mbremjen e djeshme, ndersa shperthime po degjohen edhe sot ne tre vende, perfshire dy hotele luksoze.

“Do te marrim te gjitha masat per te garantuar sigurine e shtetasve tane”, tha kreu i qeverise.

Nderkaq, edhe pse te gjitha pengjet u liruan nga hoteli Taj Mahal Palace, besohet se rreth 200 persona mbahen ende peng brenda hotelit Oberoi Trident. Forcat speciale indiane kane rrethuar zonen, ndersa sipas televizionit Ndtv, ka nisur lirimi i pengjeve te para.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›