Arrin në 140 numri i të vdekurve në katastrofën ajrore të Madridit
Sipas te dhenave te fundit numri i te vdekurve ne aksidentin e sotem ne aeroportin e Madridit ka arritur ne 140, nderkohe qe jane shpetuar 27 pasagjere nga 175 persona gjithsej ne bord. Por 19 nga keta te mbijetuar jane ne gjendje te rende, sipas sajtit online te gazetes El Pais
Aeroplani, i cili është rrëzuar ndersa tentonte nje ulje emergjence, i përkiste kompanisë Spanair.
Aeroplani që doli jashtë piste, ishte drejtuar për në aeroportin Las Palmas të ishujve Canarie. Sipas dëshmive të para, shkak i aksidentit të JKK 5022 mund të jetë marrja flakë e njërit prej motorave.
Deshmitaret thane se nga avioni në flakë, u ngrit një re e dendur tymi. Kryebashkiaku i Madridit Alberto Ruiz Gallardo ka mbërritur në aeroport për të parë nga afër situatën. Nderkohe qe shume ambasada te huaja kane derguar perfaqesues per te marre vesh nese mes viktimave ka bashkekombas te tyre