E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja për raketat, Moska kërcënon se do sulmojë Poloninë

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë firmosur një marrëveshje për vendosjen e sistemit të debatueshëm të mbrojtjes raketor në tokë polake.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ndodhej në Varshavë për ceremoninë.

SHBA-ja thotë se sistemi i mbrojtjes raketore do t'i mbrojë të dyja vendet dhe një pjesë të madhe të Evropës kundër sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi nga elementë armiqësorë në Lindjen e Mesme.

Një radar në Republikën Çeke do të ngrihet për të diktuar raketat.

Marrëveshja i ka zemëruar rusët që kanë paralajmëruar se Polonia mund të bëhet objektiv për sulme bërthamore.

Pas gati 18 muaj negociatash, Condoleezza Rice dhe ministri i jashtëm polak, Radek Sikorski nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e raketave amerikane dhe turpave amerikane në tokë polake.

Uashingtoni beson se 10 diktues raketash të vendosur në një bazë të papërdoru ushtarake pranë bregdetit të Detit të Zi, do ta mbrojë një pjesë të madhe të NATO-s nga sulmet e mundshme me rreze të gjatë veprimi.

Varshava shikon një kërcënim më të madh ndaj vendit të saj.

Për këtë arsye ajo ka kërkuar raketa Patriot me rreze të shkurtër për mbrojtjen e saj ajrore dhe një garanci se SHBA do t'i vijë në ndihmë në rast të ndonjë sulmi.

Si SHBA-ja ashtu edhe Polonia thonë se sistemi nuk është kundër rusëve.

Por as koha kur nënshkruhet kjo marrëveshje, gjatë konfliktit gjeorgjian, dhe as kërkesat e Polonisë nuk kanë bërë ndonjë gjë për të qetësuar Moskën.

Presidenti Dmitri Medvedev, tha se marrëveshja e Polonisë me SHBA-në ishte drejtuar kundër Federatës Ruse.

Presidenti polak, Lech Kaczynski, tha se vendosja e mbrotjes raketore vërtetonte se Polonia kishte për të luajtur një rol të rëndësishëm.

"Instalimi i sistemit mbrojtës do të thotë jo vetëm forcim të pozitës sonë në botë, - që vërteton se Polonia ka një rol të rëndësishëm gjeopolitik - , por është edhe një provë e qartë e forcimit të aleancës me vendin më të fuqishëm të botës, Shtetet e Bashkuara të Ameirkës," tha presidenti polak.

Zonja Rice i Rice rrezoi komentet e forta te udheheqesve ruse te cile thane se lejimi nga Varshava e vendosjes se 10 raketave mbrojtese kaq prane (180km) kufirit perendimor te Rusise do t’a justifikonte nje sulm te mundshem ndaj Polonise.

Komente te tilla “ta themi hapur, jane ne kufijte e çudirave”, tha Rice duke folur me gazetaret qe e kane ndjekur ne Varshave.

“Kur kercenon Polonine, ndoshta harron qe nuk eshte viti 1988,” tha ajo. “Eshte viti 2008 dhe Shtetet e Bashkuara kane nje…Traktat garantimi per te mbrojtur territorin Polak njesoj sikur te ishte teritori i Shteteve te bashkuara. Prandaj ndoshta nuk eshte fort e mencur te leshosh te tilla kercenime.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›