E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërorë dënojnë dhunën e Geddafit

Liderët botërorë kane dënuar presidentin libian, Geddafi, për represionin e përgjakshëm, por nuk kane ndërmarrë asnjë veprim konkret për te ndaluar protestat. Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar kane diskutuar vendosjen e sanksioneve kundrejt kolonel Geddafit, njeriut i cili qëndron ne krye te pushtetit tashme prej 41 vitesh. Presidenti amerikan, Barack Obama ka ndërhyre publikisht për here te pare, duke dënuar ashpër sulmet e turpshme dhe te palejueshme kundër demonstruesve ne këto 10 dite protesta. ?Është e domosdoshme qe kombet dhe popujt e mbare botes te flasin nen një zë te vetëm. Dhimbja dhe lumenjtë e gjakut qe po derdhen ne Libi janë vërtet te turpshme. SHBA i dënojnë ashpër këto sulme. Ashtu si te gjitha qeveritë e botes, edhe qeveria e Libisë ka përgjegjësinë te tërhiqet nga dhuna, te lejoje asistence mjekësore për ata qe kane nevoje dhe te respektoje te drejtat e njeriut,? është shprehur Obama. Ndërkohë, sipas ministrit te jashtëm italian, Franco Frattini, bilanci tragjik i viktimave ne Tripoli ka arritur ne 1 mije persona, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë ne vend janë zyrtarizuar 320 viktima. Ndërkaq trupat mercenare afrikane vijojnë sulmet ndaj demonstruesve. Ne një komunikate zyrtare, zyrtare te larte te kabinetit Geddafi, kane kërkuar dorëzimin e protestuesve si dhe te armeve, duke garantuar se nuk do te ketë asnjë ndjekje penale. Geddafi ka kërkuar serish bashkëpunim me qeverinë si dhe ka theksuar edhe një here se nuk ka ndërmend te dorehiqet.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›