E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arritjet e kabinetit “Berisha” në 8 vitet e qeverisjes së Shqipërisë

06-09-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike dhe lidershipi i saj janë dhe mbeten promotorët kryesore të sfidave të integrimit të Shqipërisë. Tetë vitet e qeverisjes së vendit nga Partia Demokratike, janë vitet e arritjeve të mëdha; të progresit të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe infrastrukturor. Arritje këto të pamohueshme. Anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave arritën t’i kthejnë Shqipërisë dinjitetin e saj evropian. Por, integrimi çedoi, jo për faj të qeverisë dhe Partisë Demokratike, por nga qëndrimi destruktiv i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, të cilët përdorën çdo mjet për t’i mohuar Shqipërisë marrjen e statusit të vendit kandidat 

Tetë vitet e qeverisjes së Shqipërisë nga Partia Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha, janë padyshimin më të vogël, 8 vitet e historisë së madhe, 8 vitet që demonstruan zhvillimin e fuqishëm të vendit dhe kahjen e tij drejt vendeve të zhvilluara perëndimore. Shqipëria e 2013-ës është vite dritë larg Shqipërisë së 2005-ës si në aspektin, ekonomik, social, atë të sigurisë dhe progresit euroatlantik. Tetë vjet më parë procesi i integrimit të Shqipërisë ishte jo vetëm i ngrirë, por një proces i paralizuar, sipasojë e pengesave arbitrare dhe interesave meskine që opozita demonstroi mbi interesat e qytetarëve dhe të kombit shqiptarë. Rikthimi i axhendës europiane të Shqipërisë, është vetëm ajka e arritjeve të qeverisë “Berisha”. Arritje të rëndësishme janë shënuan në progresin ekonomik dhe atë social. Tetë vitet e qeverisjes së Shqipërisë nga demokratët rastisën vitet e krizës ekonomike më të thellë të Europës. Të ndërmerrje projektin e Shqipërisë së zhvilluar, në një kohë kur Europa zhytej në krizën më të thellë, ngjasonte si aventurë, por e vërteta është se këto tetë vite, çdo javë, çdo muaj, çdo vit e bëmë këtë projekt më të prekshëm e më real. Kjo para së gjithash e mbi të gjitha për  shkak të performancës së ekonomisë shqiptare. Reformat tona ekonomike dhe fiskale bënë që ekonomia e vendit të mbetet ndër më të paktat në Europë e më gjerë që të mos bjerë në recesion. Këtë e konfirmon Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe çdo institucion ndërkombëtar. Këtë e shkroi edhe gazeta që e beson aq shumë Edi Rama, këtë ia thanë të gjithë ekspertët ndërkombëtarë që solli një javë më parë në hotel Sheraton. Ka vetëm një njeri që nuk e beson, që nuk e pranon dhe ky është njeriu që nuk ka asnjë nocion për ekonominë: piktori dështak, Edi Rama. Të kundërshtosh një konkluzion unanim të të gjitha institucioneve financiare ndërkombëtare do të thotë të mos kesh nocionin më elementar se ç’përfaqëson ky konkluzion, se ç’përfaqëson rritja. Ndaj zilet kumbojnë për të gjallët. Në konferencë pati një konkluzion: këta kanë 95 përqind dështim, sepse, siç tha një nga reformatorët e shquar të rajonit, këta mohojnë çdo gjë dhe po mohove çdo gjë, do të thotë nuk kupton asgjë dhe po nuk kuptove asgjë, nuk ke si të ndërtosh sukses, por vetëm dështim. Performanca ekonomike e Shqipërisë bëri të mundur që mazhoranca në dy mandate të inkasojë mbi 9 miliardë dollarë të ardhura më shumë, sesa mazhoranca para saj, në tetë vite. Kjo bëri të mundur të rrisim rrogat e pensionet në mënyrën më të fuqishme, bëri të mundur të transformojmë infrastrukturën ujore e rrugore të vendit. Shqipëria ka sot një nga rrjetet rrugore më moderne në rajon. Asgjë s’arriti t’i zbehte këto arritje. As protestat, bojkotet dhe bllokimet e opozitës. Por, opozita e Partisë Socialiste ia doli të bllokojë anëtarësimin në BE. Rruga e integrimit të Shqipërisë drejt BE, nuk ishte rrugë pa pengesa. Dhe pengesat ishin më shumë të brendshme sesa të jashtme. Të brendshme në kuptimin që papjekuria e klasës politike çoi në bllokimin e statusit të vendit kandidat përgjatë 3 viteve radhazi. Ditën kur Shqipëria priste të merrte ftesën e anëtarësimit në NATO, Edi Rama dhe të tijtë dilnin dhe protestonin në rrugët e Tiranës, apo tjetra, gjatë kohës që Komisioni Europian firmoste marrëveshjen e stabilizim asociimit, Edi Rama dhe tijtë lëshonin boritë e bilbilave në parlamentin shqiptar. Liberalizimi i vizave është një tjetër tregues kokëfortë se Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk e donin Shqipërinë pranë BE-së, nuk donin anëtarësimin në NATO, nuk donin statusin e vendit kandidat në BE. Me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, Shqipëria rrezikon të bëjë hapa pas në rrugën e integrimit. Por, Partia Demokratike dhe lidershipi i saj s’duhet ta lejojnë këtë. Partia Demokratike dhe lidershipi demokrat duhet t’i garantojnë Shqipërisë ecurinë e integrimit evropian, si promotorë të perspektivës evropiane.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›