E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arritjet reale të Lulëzim Bashës

Nga Mero Baze

Në përvjetorin e parë të Lulëzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, e ke të vështirë të bësh një bilanc administrativ të arritjeve të tij. Kryebashkiaku që hyri në atë zyrë pas një procesi manipulimi spektakular, ia ka dalë të mos bëjë asgjë rreth të cilës mund të diskutojmë, ta lavdërojmë apo kritikojmë. E vetmja iniciativë urbane e tij është diletantizmi dhe mediokriteti që ngjizi në Sheshin Skënderbej, dhe shumëfishimi i disa taksave. Për këtë arsye opozita rreket më kot të flasë për një bilanc kryebashkiaku, qoftë ky dhe i dështuar. Nuk ekziston një i tillë. Por ama ekziston një bilanc politik i kryebashkiakut Lulëzim Basha, i cili është një zhvillim i ri domethënës për Partinë Demokratike në pushtet dhe të ardhmen e saj.

Së pari, Lulëzim Basha arriti ta përdorë kandidimin, manipulimin dhe më pas hyrjen në zyrën e kryebashkiakut për një problem madhor të së ardhmes së tij në politikë dhe në jetën qytetare të këtij vendi. Ai ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë e Sali Berishës, që vrau katër qytetarë shqiptarë më 21 janar 2011. 8 fëmijë shqiptarë po rriten në këtë vend duke e parë Lulëzim Bashën si vrasës të prindërve të tyre, dhe miliona shqiptarë si një manekin që Sali Berisha e përdori për këtë krim të shëmtuar. I vendosur në një kontekst më familjar me Sali Berishën dhe pushtetin e tij, ai u bë viktima më e dhimbshme e Sali Berishës për 21 janarin, njeriu që Berisha duhet ta shpëtonte me çdo kusht. Ylli në ngjitje i tij ishte spërkatur me njolla gjaku të pafajshëm dhe ëndrra e familjes së tij për ti lënë të ardhmen e pronës private të quajtur PD, ishte plagosur keqas. Kjo ishte një nga arsyet madhore përse Sali Berisha e nxori atë nga strofka e krimit dhe e hodhi në betejën për kryeqytetin, me një vendim të qartë për ta marrë me çdo kusht Bashkinë, jo se i duhej për të qeverisur Tiranën, por për të larë gjakun që i kish ngelur në duar kukullës së Familjes. Sali Berisha u investua i tëri me gjithë mekanizmat e pushtetit të tij, me kriminelë dhe persona në kërkim, me votues të eksportuar, me infrastrukturë zgjedhore, me polici dhe në fund me kamikazë të tipit Ristani apo Ndreca e Jonuzi, për të çuar me çdo kusht në zyrën e Bashkisë Lulëzim Bashën. Arsyeja nuk ishte e ardhmja e Tiranës, por e ardhmja e Lulëzim Bashës. Dy vajzat jetime të Aleks Nikës nuk duhet ta kishin para syve si vrasës Lulëzim Bashën, por si kryebashkiak, fëmijët e Hekuran Dedës duhet ta harronin se një dibran ua kishte vrarë babanë, fëmijët e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt duhet ta kishin inatin me Ndrea Prendin dhe ndonjë kamikaz tjetër, por jo me fytyrën pa muskuj dhe gjak të Lulëzim Bashës, që u përdor në këtë vrasje. Ky superinvestim i Berishës dhe Familjes së tij për ta pastruar këtë njeri nga një histori kriminale ishte dhe mbeti qëllimi madhor i hyrjes së tij në atë zyrë bashkie. Ndaj një vit më pas askush nuk pret që Lulëzim Basha të ketë bërë ndonjë punë, por thjesht pyesin nëse i është harruar apo jo fakti që ka lënë 8 fëmijë jetimë. Dhe siç ka thënë dhe ambasadori holandez, përfaqësuesi i vendit, qytetarë të të cilit janë vajzat e Lulëzim Bashës dhe gruaja e tij, Berisha ia ka arritur ta bëjë të harrohet 21 Janari, së paku për atë pjesë të krimit që i takon Lulëzim Bashës. Të vetmit që ia mbajnë mend janë familjarët e viktimave si dhe qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi.

Arritja e dytë e rëndësishme politike e Lulëzim Bashës është fakti që ai ka arritur të bëhet një qendër e rëndësishme pushteti jashtë pushtetit ekzekutiv të Partisë Demokratike. Lulëzim Basha e ka përdorur hyrjen me dhunë në Bashki si një arsye për të gjeneruar një fuqi të re pushteti që nuk kalon doemos në filtrat e pushtetit ekzekutiv të Berishës. Ai ka tentuar të mbajë distancë nga klientët e pushtetit qendror, për të prodhuar klientë të tij dhe për të mbajtur qëndrim diferencës me armiqtë klasikë të pushtetit qendror. Fjala vjen, Basha nuk është aq i preferuar i Klanit babëzitës, edhe për arsyen se është i kujdesshëm ndaj mediave të tjera të mëdha, të cilat kanë një luajalitet të heshtur me të. Disa prej tyre, si grupi Panorama apo Fokus Grup janë shumë të afërt të tij, të tjerë si Top Channel apo medie përgjithësisht kritike me qeverinë, janë më luajalë e të hapur me të falë disa politikave personale të tij, që nuk shkojnë në një gjatësi vale me politikën e rëndomtë të PD-së. Nga ana tjetër Basha ka qenë radikal në spastrimet e njerëzve të Ramës nga Bashkia, përfshi dhe teknicienëve të aftë, por qendrat kryesore të pushtetit në Bashki nuk janë pjesë e sugjerimeve të PD-së klasike, pra të strukturave formale të PD-së, por pjesë e sugjerimeve familjare të tij, të vjehrrit, Kunatit dhe kunetërve të tij në PD dhe në mënyrë të pakundërshtueshme sugjerime të Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka prodhuar praktikisht brenda bashkisë një vatër të elementëve teknokratë, të aftë apo të paaftë qofshin këta, që do të jenë infrastruktura e tij politike në të ardhmen.

Një shenjë e qartë e fuqisë së tij të re politike në Bashkinë e Tiranës është bashkëpunimi i tij perfekt me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe krijimi i një identiteti të ri politik brenda koalicionit qeverisës nga bashkëpunimi me Ilir Metën. Përfshirja e Lulëzim Bashës në betejën presidenciale për shmangien e rivales së tij kryesore në Partinë Demokratike, Jozefina Topallit, ishte perfekt. Ai përdori Ilir Metën si një element shantazhi ndaj pushtetit të PD-së në një marrëveshje të heshtur me Berishën. Ilir Meta ngriti pazarin e vet duke u afruar me opozitën dhe u investua vetëm në shmangien e Jozefina Topallit nga kandidatura e presidentit, me arsyetimin se është figurë e lartë e PD-së. Ndërkohë, kur në presidencë shkoi një manekin as i gjallë, as i vdekur, dhe ushtar i Sali Berishës, Ilir Meta pranoi me qetësi, biles me entuziazëm, duke e bërë të qartë në emër të kujt u investua në këtë betejë. Bashkëpunimi politik Meta- Basha brenda Partisë Demokratike ka ndryshuar në fakt fizionominë e pushtetit të ri dhe ka prodhuar dy flukse të ndryshme pushteti brenda shumicës, që luftojnë për interesa të tyre, duke u bazuar tek një parim i pandryshueshëm, që të dy janë në garë se kush është më i besuari i Sali Berishës. Pra, në thelb kjo lëvizje nuk është se sjell diçka pozitive për shoqërinë, por sjell diçka tronditëse për monolitetin e PD-së dhe njëtrajtshmërinë e debatit politik brenda saj. Deri më sot Lulëzim Basha është i vetmi politikan në PD që ka prodhuar një lëvizje dhe aleancë fluide brenda shumicës për interesa të veta dhe i është pranuar shantazhi. Kjo nuk është pak, edhe pse ky shantazh i ka pëlqyer mbi të gjitha Sali Berishës.

Të gjithë ata qytetarë naivë që menduan një vit më parë se Edi Rama ishte një

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›