E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Idrizi: Nuk varemi nga askush!

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi po vijon të ndërtojë një profil politik të partisë së tij, i cili synon të jetë sa më i baraslarguar nga partitë e mëdha. I pyetur nëse është një aleat «jokomod» për Berishën, ai shprehet se nuk është i tillë, porse mbështetja e PDIU nuk është një «çek i bardhë» për askënd

Nga Skender Minxhozi

JAVA
Zoti Idrizi, prej kohësh PDIU po formëson idenë për kalimin në Kuvend të një rezolute për Çamërinë. Në cilën fazë ndodhet kjo nismë politike? Kur e parashihni paraqitjen e draftit në Parlament?

Rezoluta është një formë  vendimmarrjeje të parlamentit, ku shprehet në mënyrë të përqendruar apo thuajse ekskluzive veprimtaria politike udhëheqëse e parlamentit. Pra rezoluta si dokument politik, përfaqëson një listë parimesh udhëheqëse të ekzekutivit në lidhje me një çështje të caktuar. Në rastin konkret, një rezolutë për çështjen çame do të përmbajë parimet udhëheqëse të diplomacisë shqiptare në lidhje me trajtimin eventual të çështjes çame në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, marrëveshjet, aspiratat tona në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi. Pra asgjë të papritur, asgjë problematike, përveçse theksim të detyrimeve që ka qeveria në raport me një çështje të pazgjidhur historike si çështja çame.

Parë kështu, puna për kalimin e saj ka dy aspekte. Formulimin e një drafti sa më konsensual të mundshëm dhe negociatat. Unë kam vullnetin e forcave politike të mjaftueshme për ta kaluar rezolutën në sesionin që nis në shtator, por unë do të doja për të mirën e të gjithëve,edhe të vendit, që të miratohet një dokument konsensual. Vendi nuk është më në situatën e para disa kohëve kur mbi kërkuesit e kësaj rezolute, u vërvitën kamxhikë të policisë. Në parlament siç kam thënë në shumë raste ka burra dhe gra patriotë që do ta kryejnë këtë borxh ndaj popullsisë çame. Shqipëria nuk është më një vend në pikë të hallit, dhe në nevojë ndaj dikujt, për të pranuar diktate të paarsyeshme.

Si e shpjegoni faktin që ky është akti i parë serioz për kalimin e një dokumenti të tillë nga legjislativi shqiptar, në njëzet vjet demokraci? Pse ka pasur kaq frikë klasa jonë politike të flasë dhe diskutojë për Çamërinë në rrugë zyrtare dhe institucionale?

Keni të drejtë që e cilësoni akt i parë serioz në 20 vjet demokraci. Iniciativa e mëparshme ishte e një grupi deputetësh, dhe megjithëse ajo ishte për tu lavdëruar, nuk zgjodhi kohën e duhur, dhe nuk u shoqërua me mekanizma imponues. Ne e dimë se me dëshirë partitë kryesore nuk do ta miratonin një dokument të tillë, por ne sot kemi mekanizmin imponues- një parti politike parlamentare e cila ka treguar se ka peshë dhe ndikim në proceset kryesore politike të vendit. Ne e kishim bërë të qartë këtë që kur u themeluam, se ndryshimi i nivelit të përfaqësimit të komunitetit çam, nëpërmjet një partie kombëtare, do të sillte dhe ndryshime në cilësinë e trajtimit të kësaj çështjeje në rrafshin politik. PDIU-ja e ka mbajtur në axhendën kombëtare zgjidhjen e  çështjes çame, jo thjesht nëpërmjet sensibilizimit vendor dhe ndërkombëtar, por dhe nëpërmjet hapave konkretë për zgjidhjen e saj juridike dhe diplomatike

Në lidhje me trajtimin e kësaj çështjeje nga klasa jonë politike, në rrafshin diplomatik, më duhet të them se nuk ka qenë gjithnjë e njëjta situatë. Deri në vitin 1995, kjo çështje është trajtuar në të gjithë nivelet institucionale të vendit dhe ka patur disa premtime të autoriteteve greke. Njeri prej premtimeve ka qenë për të trajtuar vetëm çështjen e pronave edhe nëpërmjet një komisioni dypalësh, kurse ish ministri i jashtëm grek Papulias, ka thënë se trajtimi i kësaj çështjeje ishte i dhimbshëm në atë periudhë dhe se duhej pritur pak, ndoshta 10-20 vjet. Ja ku jemi, kaluan 20 vjet dhe ne mendojmë se ajo çështje duhet trajtuar në mënyrë të përshtatshme. Qeveritë tona janë tërhequr pas refuzimit grek veçanërisht pas firmosjes së Traktatit të miqësisë së 1996-ës, se «çështja çame nuk ekziston». Pse kjo çështje ekzistonte më parë, dhe nuk ekzistonte më pas? Pse mendohet se Traktati i miqësisë, neni 15 e delegon tek ankesat e individëve zgjidhjen e çdo pretendimi me karakter pronësor? Pra nga një problem kolektiv e trajton si problem individual? Unë mendoj se kjo është qasje e gabuar. Së pari vetë neni 15 i Traktatit të miqësisë, në Greqi konsiderohet i pafuqishëm përballë ligjeve greke për pasuritë, miratuar pas Luftës të cilat janë pjesë e kushtetutës greke. Por dhe sikur të ishte ndryshe, ky nen nuk ndalon trajtimin kolektiv të problemeve të komunitetit çam në Greqi. Një problem i 10 mijë, 20 mijë, apo më shumë vetëve nuk është problem individësh.

Greqia nuk ka bërë minimumin, të kërkojë falje për veprimet e disa individëve që formalisht drejtonin njësi paraushtarake, por që më vonë ishin politikanë të ekzekutivit, derisa nën presionin amerikan u dorëhoqën si Napoleon Zerva.

Pse Çekia, megjithëse çamët nuk kanë asnjë lidhje me gjermanët e Sudeteve, pjesë e një kombi pushtues, fatkeqësisjellës për tërë Europën, i kërkoi ndjesë Gjermanisë? Çamët nuk ishin pjesë e ndonjë kombi armik, por një kombi që luftoi në Luftën e dytë krahas fuqive të tjera aleate. Dhe mbi të gjitha, një pjesë e madhe e tyre luftuan fashizmin, në njësitë e EDES-it. Mbi çamët është kryer genocid apo spastrim etnik, kjo nuk ndryshon shumë, vetëm e vetëm pse ata ishin shqiptarë. Nuk ka asnjë akt që të vërtetojë bashkëpunimin kolektiv të çamëve, madje as gjyqet e Janinës të viteve 45-46, të cilët janë hedhur poshtë nga vetë drejtësia greke për arsye procedurale në vitet 70.

Para pak ditësh, duke folur për rezolutën në fjalë, ju keni kërcënuar dorëheqjen, në rast se Kuvendi nuk e kalon rezolutën. A është e saktë të thuhet se PDIU do të shqyrtonte edhe qëndrimin politik ndaj forcave politike që do ta hidhnin poshtë rezolutën?

Edhe pa ndodhur kjo, PDIU-ja është një parti që ka identitet të qartë politik dhe nuk është zgjatim i ndonjë partie të madhe, kushdoqoftë. Ne e kemi bërë të qartë që nga fillimi, se cila do të ishte qasja jonë ndaj partive të tjera.

Le të vimë pak tek kërcënimi im. Ai do të përfaqësonte reagimin tim ndaj dyfaqësisë, apo pafytyrësisë eventuale së politikës së ditës në Shqipëri. Por unë nuk besoj se jemi në rrethanat kur rezoluta, një tekst krejtësisht normal në përputhje me aktet ndërkombëtare, me frymën integruese, do të refuzohej nga partitë kryesore parlamentare.

Kini parasysh diçka. Së pari, PDIU-ja është një parti pro integrimit, një parti institucionale në kuptimin e plotë të fjalës. Ne nuk jemi si partitë nacionaliste, apo neonaziste të ven

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›